Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ LAÇIT/ Trajneri Shehi: Duhet të shohim përpara, ndeshjet fitohen duke qenë…

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, foli pas humbjes minimale ndaj Laçit, duke u shprehur:

“Na vjen keq për humbjen. I thashë çunave në dhomat e zhveshjes, që nuk më vjen keq për mënyrën si e kërkuam fitoren dhe për lojën që zhvilluan. Këtë ndeshje mund të humbësh 1 në 30. Sigurisht që na dhemb, po nuk kemi kohë të qajmë, sepse ndeshje tjetër vjen shpejt. Shpresoj ta kemi fatin në ndeshjet e radhës. Duhet të shohim përpara. Bregu nuk është as i pari as i fundit që humbet penallti.”

Cinizmi përpara portës…

Ndeshjet fitohen duke qenë cinik, duke pasur fat, duke pasur kundërshtar të dobët. Për deri sa portieri kundërshtar ishte më i miri i ndeshjes, do të thotë se kemi bërë mirë. Nuk jam i mërzitur për humbjen, në qoftë se luajmë kështu.

Goli i pësuar…

Ka qenë një rast që është gjynah ta pësosh. Kam bërtitur nga stoli, kujdes autin e gjatë. Nuk jemi aq vigjilentë. Ka momente që nuk e kuptojmë që një episod ndryshon komplet lojën.

Kaq i brishtë është Skënderbeu i këtij sezoni?

Që të krahasosh këtë Skënderbeu me atë të kaluarin është e çuditshme. Nuk jemi ai Skënderbeu. Vitet e kaluara kishim individë që e zgjidhnim ndeshjen. Ne erdhën për të luajtur futboll, për vazhdimësi. Nuk kemi çfarë të bëjmë. Nuk kemi lojtarë që e marrin përsipër skuadrën. Po nuk luajtëm të gjithë bashkë, nuk kemi gjë në vijë. Duke pasur shumë lojtarë të rinj dhe fatin kundërt, kjo gjë na i bën më të vështirë misionin.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Alonso: Jam gati për të bërë shumë sakrifica, shpresoj që makina të jetë më e shpejtë

Delo.autor

TRAGJIKE NË “RALLY DAKAR 2020″/ Edwin Straver nuk ia del, konfirmohet vdekja e tij 8 ditë pas aksidentit

Delo.autor

Atalanta kalon Sassuolon, Etrit Berisha përballë Hysajt në çerekfinalet e Kupës së Italisë

Delo.autor

Leave a Comment