Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Lazio fiksohet pas mesfushorit Shaqiri, Igli Tare bën tentativën e parë. Ja plani…

Lacio është fiksuar keq pas Xherdan Shaqirit dhe Igli Tare po bën gjithçka që t’i plotësojë dëshirën Mauricio Sarrit.

Tare dhe Sarri kanë rënë dakord që cilësitë e Shaqirit janë të duhura për sulmin bardhekaltër ku së bashku me Imobilen dhe Felipe Anderson, Lacio do të formonte një ofensivë të frikshme në Itali. Sipas “Lazio Siamo Noi”, Igli Tare ka telefonuar drejtuesit e Liverpul dhe ka bërë ofertën e parë zyrtare prej 12 milionë eurosh për futbollistin shqiptar.

Shaqiri do të largohet nga Liverpuli pas 3 sezonesh pasi nuk është më në planet e trajnerit Klop dhe Lacio është momentalisht destinacioni më i mundshëm për sulmuesin e Zvicrës. Paraqitjet e mira në Kampionatin Europian bën që drejtuesit e Lacios mos të mendohen dy herë, pasi morën dhe “ok” përfundimtar nga trajneri i ri Mauricio Sarri.

Related posts

VDIQ tragjikisht në Genova/ 22-vjeçari SHQIPTAR nipi i futbollistit të njohur

Isa.Autor

I KËNAQUR PËR LOJËN E EKIPIT/ Allegri zgjedh më të mirët pas fitores kundër Bolognas

Delo.autor

MOMENTE PANIKU/ Sulmuesi rrezikoi jetën, përplasje e frikshme në kampionatin portugez (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment