Futboll La Liga Sport

U NDËSHKUA PAS SHPËRTHIMIT NDAJ GJYQTARIT/ Ja justifikimi komik që Diego Costa bën për arbitrin

Fundjavën e shkuar Barcelona mundi Atletico Madridin, në një ndeshje vendimtare për fatet e titullit në Spanjë, ndërkohë që bëri bujë sjellja e sulmuesit Diego Costa, i cili u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e parë, për shkak të ofendimeve të rënda drejtuar arbitrit Gil Manzano.

Braziliano-spanjolli, i famshëm për shpërthimet e tij dhe nervozizmin e tepruar në fushë, e shahu nga nëna arbitrin, i cili menjëherë i tregoi kartonin e kuq.

Më pas arbitri u rrethua nga lojtarët e Atleticos dhe një video e re po bën xhiron e internetit, sepse nga leximi i buzëve të sulmuesit, si dhe nga gjestet e tij, zbulohet se i ka kërkuar arbitrit të mos i japë karton të kuq me një nga justifikimet më qesharake në histori: “Jo, jo! Nuk quajta nënën tënde kurvë, thashë ‘Nëna ime është kurvë'”!

Qoftë edhe për këtë ofendim për nënën e vet e meritonte kartonin e kuq!

Related posts

FORMULA 1/ Vettel karikon skuadrën: Ferrari mund të bëjë më shumë se kaq

Sadik.Autor

Argjentina në “fije të perit”/ Çfarë i duhet Argjentinës për t’u kualifikuar?

Isa.Autor

ULTIMATUM KLUBIT TË TIRANËS PËR RROGAT/ Kale edhe Agustin Torasa presin deri në fillim të sezonit, ose përndryshe…

Delo.autor

Leave a Comment