Futboll Sport

PAS HUMBJES/ Ronaldo i kërkon presidentin Agnelli trajnerin ekspert për të fituar Championsin

Edhe pse u ble nga Juventusi, me qëllimin kryesor për të sjellë në Torino trofeun e Champions League, Cristiano Ronaldo nuk ia doli dot.

Dhe për të thyer këtë ters që e ndjek prej vitesh “Zonjën e Vjetër”, portugezi duket se ka bërë një kërkesë te vetë presidenti Agnelli, për të marrë një trajner që e njeh mirë kompeticionin e Championsit.

Siç raporton gazetari Mauricio Pistoki, ndërsa fliste në “Radio Kiss Kiss Napoli”, tregoi një prapaskenë: “Pas ndeshjes me Ajaxin, Ronaldo ishte i tërbuar me klubin për eliminim, dhe shkoi të fliste vetë me Agnellin. Pas eliminimit, ai i kërkoi presidentit që të sillte nga Napoli te Juventusit, trajnerin Carlo Ancelotti”.

Related posts

Dy “shqiponja” përmbysin Serbinë…(VIDEO)

Sadik.Autor

LA GJERMANINË PËR “DARDANËT”/ Mesfushori i Hannoverit tregon përse e bëri këtë zgjedhje

Delo.autor

DUELI ME TOTTENHAM/ Xhaka i komenton Shaqirit para finales së Champions (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment