Champions League Ekskluzive Futboll Sport

“UCHL”/ Përballjet e mbremjes, si sfida të hapura që garantojnë ANKTH dhe EMOCION

E marta e sotme pritet të sjellë dy përballje të forta në ndeshjet kthimit çerekfinale të Champios Leagaue dhe pikërisht emrat e ekipeve që ndeshen duken të dhurojnë supersifda të garantuara.

Juventus do të kërkojë sonte në “Allianz Stadium” kualifikimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë ka përfunduar 1-1 në Holandë, ndërsa sonte në mbrëmje në orën 21:00 pritet të zhvillohet një spektakël për të siguruar biletën për në gjysmëfinale. Juventusi në këtë ndeshje do të jetë pa Martin Caceres, Giorgio Chiellini, Mario Mandzukic dhe Mattias Perin, që janë të dëmtuar.

Ishin lojtarët që besonin te fitorja e Ajax në fushën e Realit të Madridit. Atëherë në 1/8 e Champions, skuadra holandeze hodhi poshtë të gjitha pritshmëritë dhe të njëjtën gjë kërkon të përsërisë edhe kundër Juventusit. Mbi të gjithë, në këtë mision beson trajneri Erik Ten Hag, që paralajmëron Juventusin në prag të përballjes në çerekfinalet e Champions.

Nërsa Spanjë në stadiumin “Camp Nou” skuadra e Barcelonës do të presë Manchester Unitedin për kualifikimin në gjysmëfinale të Champions Leagues. Ndeshja e parë përfunodi 0-1 në Angli, ndërsa sonte në mbrëmje në orën 21:00 prit të zhvillohet një spektakël.

Barcelona ka në dorë biletën për në gjysmëfinalet e Champions. Këtë favor ia jep fitorja 1-0 në sfidën e vajtjes në tranfertën kundër Manchester United. Edhe parashikimet janë në krah të Lionel Messi dhe shokëve të tij. Por nuk ndan të njëjtin mendim Ernesto Valverde. Tekniku i skuadrës katalunjase pret një tjetër sfidë nga ajo që projektohet në letër, teksa kthen në vëmendje të shkuarën e afërt, e cila tregon përmbysjen e madhe të Manchester United në fushën e Paris SG.

Në karrierën e tij ka fituar dhe ka shënuar shumë. Por asgjë nuk krahasohet me triumfin në finalen e Champions të vitit 1999, kur me dy gola në shtesë, një prej të cilëve të shënuar nga Ole Guannar Solskjaer, Manchester United mundi Bayern Munich. Tashmë në rolin e trajnerit, norvegjezi kthehet me “Djajtë e Kuq” në të njëjtin stadium ku jetoi suksesin e madh. “Camp Nou” i sjell fat dhe Solskjaer shpreson që ai të ndihmojë edhe skuadrën e tij të përmbysë Barcelonën, pas humbjes në sfidën e parë.

 

Related posts

KURORËZON SHOKUN E TIJ TË EKIPIT DE LIGT/ Chiellini: Vetëm 20 vjeç por duket sikur ka mendjen e një 30-vjeçari…

Delo.autor

TOTTENHAM-MANCHESTER UNITED/ Ylli Son dhe VAR ndëshkojnë “Djajtë e Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

Igli Tare: Interesimi i Milanit është pozitiv, gjithçka mund të ndodh

Delo.autor

Leave a Comment