Futboll Sport

ARRITI TRIUMFIMIN NDAJ GJERMANISË/ Një futbolliste shqiptare shkon në gjysmëfinalen e Botërorit të femrave (VIDEO)

Suedi arriti të triumfonte ndaj Gjermanisë me rezultatin 1-2 në çerekfinalen e Botërorit të femrave ndaj Gjermanisë avancuar më tej.

Kombëtarja nordike, përmbysi epërsinë e gjermaneve, të cilat gjetën rrugën e rrjetës me anë të Magul në minutën e 16-të. Për Suedinë shënoi Jakobson dhe Blackstenius në minutat 22 dhe 48.

Kujtojmë se pjesë e kombëtares verdheblu, është edhe sulmuesja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, e cila është një nga më të mirat, teksa ka arritur të realizojë edhe 2 gola në këtë kompeticion. Suedia do të përballet në gjysmëfinalen e Kupës së Botës me Holandën. Kjo sfidë do të zhvillohet në 3 korrik.

Related posts

MILAN-CAGLIARI/ “Kuqezinjtë” synojnë fitoren për të siguruar një vend në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Panucci s’e grumbulloi në Kombëtare, reagon Ansi AGOLLI: Duhet me qesh se s’bo (FOTO)

Isa.Autor

SANDER “ngre” temperaturat/ Xhinse dhe TOPLESS, kështu shfaqet e dashura e…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment