Futboll Kombëtarja Sport

ELIMINATORET E “EURO 2020″/ FSHF prezanton uniformat e reja të Kombëtares, ja modelet e reja (FOTO)

Federata Shqiptare e Futbollit, ka prezantuar ditën e sotme, uniformat e reja me të cilat ekipi kuqezi do të luajë edicionin e eliminatoreve të Europianit 2020.

Uniforma që do të mbajnë veshur portierët, është pothuajse e njëjtë, me ngjyrë jeshile, dhe disa shirita të zi të vegjël, në pjesën e shpatullave. Ndërkohë, edhe tutat e portierit janë ngjyrjë jeshile.

53889021_409841882916438_8955186797059506176_n

Edhe uniforma e dytë dhe e tretë, në thelb janë të njëjta. E dyta, do të jetë e bardhë, me një jakë të zezë, si edhe tutat e bardha. Ndërsa, e treta do të jetë tërësisht e zezë, me tutat dhe getat gjithashtu të zeza.

uniforma e portierit

Ndërkohë, uniforma e parë do të jetë e kuqe, me një jakë të zezë, ndërsa tutat do të jenë të zeza, e getat në ngjyrë të kuqe. Ndërkohë, risia e sponsorit “Macron”, këtë herë konsiston në figurën e vendosur përpara të tre llojeve të fanellave.

uniforma e pare

Aty është e ndërtuar një shqiponjë, pak a shumë si në fanellat e Euro 2016, por tashmë në një formë paksa më të çrregullt dhe abstrakte.

shqipo-3d3d93dae8a2d7b4c440e4694b7d411efcfe84470e080a3b49

tre uniformat

I çuditshëm fakti që, edhe pse ekipi kuqezi gjendet në Shqipëri, i grumbulluar para ndeshjes me Turqinë, për të bërë prezantimin e këtyre fanellave, FSHF ka ftuar modele e modelë, dhe nuk ka marrë protagonistët kryesorë që do t’i mbajnë veshur, me qëllimin për të prekur edhe një herë tjetër Europianin.

Related posts

Maradona nuk heq dorë: Ky mund të jetë Botërori i Messit

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Roma-Real Madrid, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 2-2

Delo.autor

“TË HEQIM KAPELËN PËR…”/ Drejtuesi i Barcelonës i bën komplimentet Perez për Haaland dhe Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment