Champions League Futboll Sport

DEKLARATA NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Klopp jep lajmin e madh: Jemi zjarr…

Jurgen Klopp ka analizuar ndeshjen e parë çerekfinale të Liverpool për Champions League, atë ndaj Porto, që zhvillohet të martën, në orën 21:00, në “Anfield”.

Trajneri gjerman tha se skuadra është rritur shumë për shkak të eksperiencën në kompeticione si Champions League dhe shtoi se Porto është një kundërshtarë i vështirë, me të njëjtën eksperiencë, pavarësisht se sezonin e kaluar e mundën 5-0 në Portugali.

“Porto është një ekip me shumë eksperiencë. Kanë Iker Casillas në portë dhe gjithmonë janë në krye të kampionatit portugez duke konkurruar me Benfican”, tha fillimisht Klopp.

“Në këtë moment jemi zjarr, mund ta shikoni në stërvitje. Ne duam të shkruajmë disa rreshta më shumë në librin e këtij sezoni”, vijoi gjermani.

Më tej ai shtoi se Adem Llallana nuk do të jetë në dispozicion për këtë ndeshje, por dha lajmin e mirë për dy lojtarët e tjerë që kanë ndjerë dhimbje.

“Wijnaldum dhe Virgil van Dijk ndjejnë akoma dhimbje nga goditjet që kanë marrë, por ata janë ‘Ok’ për të filluar ndeshjen nga fillimi”, tha trajneri i “Reds”.

Sa i përket Mohamed Salah, Klopp tha se egjiptiani ka krijuar shanse të pafund shënimi, ashtu si ndaj Bayern Munich. Ai mendon se Salah është i qetë dhe ka shënuar 18 gola këtë sezon.

Related posts

Liverpooli shënon gol ndaj WBA-së

Sadik.Autor

LEGJENDA E ARGJENTINËS/ Maradona ëndërron kualifikimin me Doritos, skuadra në gjysmëfinalet e play off (VIDEO)

Isa.Autor

EMOCIONON TIFOZËT/ Hazard: Kam ëndërruar si fëmijë të luajë për Realin!

F.autor

Leave a Comment