Futboll Politikë Sport

55 VJETORI I LINDJES/ Presidenti Meta uron legjendën dinamovite: Gjeni i futbollit tonë… (FOTO)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, uron ish-futbollistin e madh të Dinamos dhe ekipit tonë kombëtar, Sulejman Demollarin, me rastin e 55 vjetorit të lindjes.

Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare të tij në Facebook, Presidenti Meta e quan Demollarin një gjeni të futbollit tonë.

“Edhe 100 pranvera të reja për legjendën e Kombëtareve tona të futbollit, Sulejman Demollari, sot në ditëlindjen e tij. Pata fatin ta ndjek këtë gjeni të futbollit tonë, që nga shkëlqimi i tij me Kombëtaren e të rinjve, me Shpresën që skualifikoi Gjermaninë dhe ekipe të tjera të mëdha, si dhe në të gjitha ndeshjet e Kombëtares sonë që fitonte ndaj Belgjikës dhe ekipeve të njohura të kohës.

Simbol i dy Dinamove, të Tiranës dhe Bukureshtit, Sula mbetet modeli i adhuruar i gjithë sportdashësve për talentin e pakufishëm, për vizionin dhe imagjinatën e tij që bënte diferencën, për shpirtin e ekipit që frymëzonte nga minuta e parë në të fundit dhe korrektësinë shembullore.

Në këtë 55-vjetor urimet më të mira edhe për familjen e tij, që e mbështeti aq shumë dhe gjithë fansat e tij”, shkruan Presidenti Meta në statusin e tij.

Related posts

LIVE/ Teuta-Kastrioti: Vetëm 14 minuta lojë, Shkëmbi kryen zëvendësimin e parë

Isa.Autor

ZYRTARE/ U grumbullua me për herë të parë me Kombëtaren, mbrojtësi i talentuar shqiptar firmos me klubin e Serisë A

F.autor

PRAPASKENA/ Ardhja e CONTES trajner do të prishte ëndrrën “HAZARD” për REALIN

Isa.Autor

Leave a Comment