Futboll Premier League Sport

DËSHTIMI I MANCHESTER UNTED NË KËTË SEZON/ 1 pikë i kushtoi klubit 100 mijë sterlina (FOTO)

Dështimet e Mançester Junajtid i kanë kushtuar shtrenjtë klubit këtë sezon. Në klasifikimin e shpenzimeve për pikë, “djajtë” renditen të parët. Secila nga 66 pikët e fituara këtë sezon u ka kushtuar rekordmenëve të Anglisë shifrën e 100 mijë paundëve për çdo lojtar.

Junajtid

Rroga mesatare e 11-shes titullare të Junajtid që ka luajtur këto 38 javë ka qenë 6,534,654 sterlina për ndeshje, më e larta se çdo skuadër e Premier Ligës. Skuadra e Solskjaerit vuajti këtë sezon. Klubi humbi 8 nga 12 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, pavarësisht se norvegjezi fitoi 14 nga 19 ndeshjet e tij të para në stol, përpara se t’i jepej kontrata 3-vjeçare.

fqw

“Djajtë” u renditën në vend të gjashtë këtë sezon, duke u dorëzuar në garën për vendin e katërt. Klubi i Kardifit, që në fakt ra nga kategoria, koston për pikë e pati vetëm 28 mijë paund, më të ultën nga gjithë rivalët.

Related posts

Thiago Silva: E kemi harruar vitin 2014!

Sadik.Autor

BËRI NJË PRITJE PREJ PORTIERI TË MADH, POR…/ Shikoni çfarë shkruajnë mediat italiane për Strakoshën

Delo.autor

SONDAZHI/ Superiorja, cila nga skuadrat është favorite për titullin kampion?

Delo.autor

Leave a Comment