Futboll Sport

E PAZAKONTË/ Skuadra e një universiteti kualifikohet për në Europa League, ja emri i klubit

Skuadra e një Universiteti në Uells, Cardiff Met FC është kualifikuar në mënyrë sensacionale në raundin e parë të kualifikimeve në sezonin e ardhshëm të Europa Ligës.

Skuadra e nga jugu i Uellsit, që përbëhet kryesisht nga studentët që ndjekin doktoraturën dhe masterin në lëndë të ndryshme të tilla si psikologjia sportive, stërvitja sportive, analiza e performancës dhe më shumë, ishim shumë afër të siguronin një vend ‘play-off’ në Europa Ligë edhe në vitin 2017.

Me këtë rast ata përfunduan në vendin e gjashtë në Premier Ligën e Uellsit, por bënë maksimumin e sistemit të ‘play-off’ para humbjes 1-0 nga Bangor City.

Këtë sezon, Cardiff Met bën befasinë dhe arritën të kapnin qëllimin e tyre.

Universiteti mposhti në finalen e ‘play-off’ Bala Town në një dramë të vërtetë, kur portieri Ëill Fuller arriti të priste tre penallti.

Cardiff Met do debutojë në Evropë në muajin e ardhshëm.

Related posts

SHKOI DHE I KËRKOI FANELLËN NOYER-IT PAS NDESHJES / “Është pak e turpshme, por kam një…”

Isa.Autor

Russell Crow, “Gladiatori” që thërret: “Forca Roma”! (FOTO)

Sadik.Autor

“FSHF” AKUZOHET HAPUR/ Një tjetër ekip shqiptar në “CAS”, ja dënimi që merr

Delo.autor

Leave a Comment