Futboll Sport

“DUA TË VAZHDOJ TEK JUVENTUS”/ Dybala i del kundër vëllait të tij

Paulo Dybala ka folur rreth të ardhmes së tij dhe asaj që vëllai dhe përfaqësuesi i tij deklaroi se me siguri argjentinasi do të ndryshonte ambient këtë verë.

Dybala, një nga lojtarët që janë në orbitën e Atletico Madridit për të zëvendësuar Griezmann. Megjithatë, Dybala ka komentuar për Sky se dëshira e tij është të qëndrojë në qytetin e Torinos.

“Kam shumë respekt për këtë fanellë dhe për tifozët, unë do të flas vetëm për Juventusin dhe jo për skuadrat e tjera, sepse mendoj se është mungesë respekti. Vëllai im foli për të. Kam folur me Fabio Paratici, ai e di se çfarë mendoj dhe çfarë dua të bëj vitin e ardhshëm, që do të vazhdojë të luajë për Juventus. Sigurisht, jo gjithçka varet nga unë, Juventusi duhet të marrë vendimet e tij dhe ta bëjë ekipin me trajnerin e ri që do të vijë. Por ata e dinë se unë dua të jem këtu “, tha argjentinasi.

Related posts

LUAN KUNDËR MILANIT/ Hamsik: Golin më të bukur ia kam bërë ekipit më të urryer (VIDEO)

Isa.Autor

Frederik Veseli: Dëshiroj të qëndroj në Serie A

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Presidenti i PSG-së: Real Madridi s’ka pse të na telefonojë, e di mirë se Neymar s’është në…

F.autor

Leave a Comment