Futboll Sport

FERONIKELI “PËRBINDËSH”/ Rrëmben kupën dhe i bën nder Prishtinës

Feronikeli nuk është ngopur nga titulli kampion, sepse festa ka vazhduar sot, me triumfin në DigitAlb Kupën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ka triumfuar 5-1 në finale ndaj Trepçës ’89, duke dominuar totalisht.

Kastriot Rexha realizoi dy herë, kurse nga njëherë shënuan edhe Astrit Fazliu, Mendurim Hoti dhe Albutrint Morina. Golin e vetëm për Trepçën ’89 e shënoi Arbnor Muja.

Me fitoren e Feronikelit, Prishtina do të marrë pjesë në Ligën e Evropës si nënkampion, një dhuratë e bukur që merr nga rivali që rrëmbeu titullin vetëm pak ditë më parë, duke e mundur në përballjen direkte.

Related posts

I JEP FUND POLEMIKAVE/ Marcelo i thotë lamtumirë Real Madrid-it, por jo Europës

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Barcelona mposht me “MANITA” Alaves dhe ngjiten në vendin e dytë, Messi “HERO” me dopietë

Delo.autor

DERBI I MADRIDIT/ Ja 11 kuriozitetet e super sfidës Real-Atletico…

Delo.autor

Leave a Comment