Futboll Sport

E BUJSHME/ Hysaj dhe Strakosha, bashkë te Totenhemi. Ja lëvizjet e finalistes së… (FOTO)

Teksa fundi i kampi onateve po afron, të tjerë i kanë mbyllur llogaritë dhe është koha për të bërë planet e merkatos. Shumë emra, shumë skuadra dhe shumë transferime futbollistësh përmenden edhe nga menaxherë për të rritur pagesat apo vlerën e kartonit, mirëpo, në momentin kur informacioni vjen nga revista dhe faqe të specializuara, atëherë besimi është maksimal.

strakosha hysaj

 

Së fundmi, dy lojtarë të Kombëtares kanë të ndërthurur projeksionin e tyre për të ardhmen e afërt: merkaton e verës. Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha janë raportuar si lëvizjet e mundshme të Totenhemit për të tentuar më tej edhe Premier Ligën Angleze, pasi këtë edicion siguroi finalen e Champions League.

TRANSFERIMET – Thomas Strakosha, i cili sapo është shpallur fitues i Kupës së Italisë me Lacion, vijon të raportohet si i projektuari i Totenhemit për edicionin e ardhshëm.

Hysaj Strakosha

Jo vetëm ai, por edhe për Elseid Hysajn bëhet me dije nga “FourFourTwo” se “Spurs” mund të tentojnë shqiptarin si zëvendësues të triper, i cili për koincidencë mund t’i zërë vendin te Napoli. Momentalisht, dy shqiptarët jepen si sugjerimi dhe planifikimi ideal për çfarë mund dhe duhet të ndryshojë skuadra e Poçetinos.

THOMAS STRAKOSHA – Revista angleze bën me dije se shqiptari mund të jetë pasuesi ideal i kapitenit francez të Totenhemit. “Hugo Loris mund të bëjë sërish paraqitje spektakolare, por me shumë gjasë nuk do të jetë pjesë e Totenhemit edhe për shumë kohë.

Roma-Lazio-Strakosha

Për ‘Spurs’, mundësia për të gjetur një zëvendësues të tij në verë është e madhe. Shqiptari mund të jetë nënshkrimi i së ardhmes teksa është i shkathët, vendimtar me reflekse të mprehta dhe për më tepër, ai ofron shumë për të ardhmen teksa është vetëm 23 vjeç”, raportohet në faqen e mediumit në fjalë.

ELSEID HYSAJ – Kieran Tripier ishte një nga emrat që bëri përshtypje në Botërorin “Rusi 2018”, por ky i fundit shihet më së shumti si lojtari i preferuar i Ançelotit te Napoli. Pikërisht, lojtarit të cilit i zë vendin, mund të jetë edhe zëvendësuesi i tij në një shkëmbim.

Hysaj

Elseid Hysaj është një mbrojtës anësor, që ofron shumë në lojën mbrojtëse dhe jo aq në atë sulmuese. Megjithatë, është prej tyre që ka çfarë të ofrojë në çdo rast për ekipin. 25-vjeçari është një lojtar që lehtësisht përshtatet në të dyja anët e prapavijës, duke mbuluar jo vetëm të djathtën, por edhe anën e majtë.

Pas katër sezonesh në ‘San Paolo’, duket gati për aventurën e re. Transferimi në Londër ofrohet si mundësi nga vetë dëshira e Napolit për Triper”, thuhet në përshkrimin e mbrojtësit të Kombëtares.

Related posts

E BUJSHME/ Real Madridi mposht konkurrencën e “Djajve të Kuq” për talentin 50 milionësh

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Covid-19 godet klubin e njohur, shtyhet starti i kampionatit francez

Delo.autor

LIVE/ Liga e Europës: 4 gola për 15 minuta, MILANI hipotekon fitoren ndaj Dudelanzhit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment