Futboll Sport

“AZZURRËT” KANË LUAJTUR NJË NDESHJE TË MADHE”/ Lippi: Ja çfarë më ka befasuar nga Italia e Mancini-t

I intervistuar nga Il Messaggero, ish-trajneri i Italisë kampione të botës, Marcello Lippi, ka folur kështu për finalen e Euro 2020 të fituar nga Italia kundër Anglisë në Wembley:

“Më ka befasuar pjekuria dhe personaliteti i lojtarëve. Në fushë ka qenë vetëm Italia, meritonte të fitonte para penalltive. Anglia ka menduar vetëm të mbrohet, ka patur frikë”, ka thënë Lippi.

“Pavarësisht se kishte kundër 90% të tifozëve, Italia ka luajtur një ndeshje të madhe, gjithmonë në sulm, duke i detyruar anglezët të mbrohen. Nuk kam menduar kurrë se do të mbyllej keq për axurrët, sepse kanë qenë të qetë, agresivë dhe të kthjellët”.

Related posts

E BUJSHME/ Talenti Zaniolo “bën gol” jashtë fushës së blertë, feston Shën Valentinin me “fiksimin” e Neymar (FOTO)

Delo.autor

Sponsori i Barcelonës e dërgon Iniestën në Japoni, Podolski e mirëpret

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Trajneri Shehi nis përgatitjet me “Bardheblutë” pa mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment