Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ “Djajtë e Kuq” ofron 150 milionë euro për yllin e Napolit…

Kalidou Koulibaly do të jetë futbollisti i parë që do i bashkohet Manchester United në merkaton e verës.

Të paktën këtë shkruan “Daily Mail”, me mbrojtësin senegalez të Napolit që është në krye të listës së dëshirave të teknikut të United, Ole Gunnar Solskjaer.

Për të arritur te Koulibaly, United është gati të ofrojë rreth 150 milionë euro, shifër mbase jo e mjaftueshme për kërkesat e Napolit.

Vetëm pak muaj më parë, Koulibaly ka nënshkruar një kontratë të re, që e lidh atë me klubin napoletan deri në vitin 2023.

Interes për Koulibaly ka pasur edhe nga Juventusi, por bardhezinjtë duket se nuk janë gati të plotësojnë kushtet ekonomike për Napolin.

Related posts

“EURO 2020″/ Spanja duhet të bëjë kujdes, Zvicra një rivale “dinake”

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ KEITA kënaq Spaletin, sa shumë alternativa në sulm për INTERIN

Isa.Autor

“San Siro” pret 70.000 spektatorë për Championsin, bastet favorizojnë Totenhemin

Isa.Autor

Leave a Comment