Europa League Futboll Sport

FINALJA EUROPA LEAGUE E DERBIT LONDINEZ/ Sarri kërkon trofeun e parë përballë “ekspertit” Emery

Pas një sezoni plot spektakël e emocione, Europa League do të ulë siparin mbrëmjen e sotme në Baku të Azerbajxhanit, ku është caktuar të luhet ndeshja finale mes Chelseat dhe Arsenalit.

Një finale tërësisht londineze kjo, me dy skuadrat që pasi dueluan fort në Angli, për një vend në zonën Champions, tani do të diskutojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm për klube, në Europë.

Trajneri i bluve, Maurizio Sarri luan për herë të parë një finale të këtij rangu dhe ka mundësinë të fitojë edhe trofeun e parë të rëndësishëm të karrierës së tij, që në vitin e parë të aventurës angleze.

Por përballë do të jetë një trajner ekspert i këtij kompeticioni si Unai Emery, i cili e ka fituar 3 herë radhazi Europa Leaguen, kur drejtonte andaluzianët e Sevillas. Tekniku spanjoll ka një karrierë të pasur me trofe, ndërsa mbrëmjen e sotme do të kërkojë ta “bëjë sefte” edhe me Arsenalin, duke fituar trofeun e parë me “Topçinjtë”.

Hector Bellerin dhe Aron Ramsey nuk do të jenë në dispozicion për teknikun Emery, ashtu si edhe Heinrich Mkhitaryan, i cili nuk ka udhëtuar në Azerbajxhan, për arsye politike. Nga ana tjetër, Sarri do të duhet të bëjë llogaritë pa Loftus-Cheek e Rudiger, ndërsa në pikëpyetje është edhe mesfushori francez N’golo Cante.

Finalja Chelsea-Arsenal do të startojë në orën 21:00 transmetohet live dhe ekskluzivisht në Supersport 2, duke filluar nga ora 20:00 me panelin e analistëve, që do të diskutojnë si para, ashtu edhe pas takimit, mbi detajet më të rëndësishme.

Related posts

THEU REKORDIN ME 4105 POMPA/ Presidenti çeçen i dhuron një Benz 5 vjeçarit (VIDEO)

F.autor

Immobile në histori, askush si ai me fanellën e Lazios

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Pas një pasimi Cuadrado, “Përbindëshi” Ronaldo zhbllokon sfidën ndaj Ferencvaros (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment