Futboll Politikë Sport

ZGJEDHJET E “30 QERSHORIT”/ Futbollisti i njohur shqiptar i futet politikës, ja emri (FOTO+VIDEO)

I ftuar mëngjesin e sot në emisionin “Wake Up” ishte ish-futbollisti dhe analisti i njohur sportiv, Redi Jupi, i cili ndër të tjera ka folur edhe për angazhimin e tij më të ri në politikë.

Ai është propozuar të mbajë pozicionin e anëtarit të këshillit bashkiak për bashkinë Kryeqytetit, duke u shprehur se ai dëshiron të japë kontributin e tij si profesionist i futbollit.

“Fillimisht, unë doja t’i falënderoja për përzgjedhjen time në antarët e këshillit bashkiak për Bashkinë e Tiranës. Patjetër që background-i im sportiv ka një ndikim shumë të madh në këtë përzgjedhje që është bërë, por edhe angazhimi im në çështjet sociale dhe sportive në këtë qytet ka bërë pjesën e saj.”- shprehet Redi.

“Në përgjithësi, unë i marr seriozisht gjërat që bëj, sado të vogla të jenë. Kjo është një gjë e rëndësishme, sepse të jesh përfaqësues në këshillin bashkiak të qytetit tënd është një gjë jo e vogël. Nuk është se e shikoj si një përfshirje apo impenjim politik të pastër, sepse gjithmonë nuk duhet të harrojmë background-in për të cilin unë jam përzgjedhur atje. Më falni për mungesën e modestisë, por duke qenë se unë këtë pjesë e njoh mirë, pjesën e sportit dhe politikës sportive, unë mendoj që impenjimi im në këtë aspekt do të jetë i rëndësishëm.”- ka vazhduar më tej ish-futbollisti.

Related posts

E BUJSHME/ Juventus arrin akordin për kalimin e dy lojtarëve tek Barcelona, por në këmbim kërkon…

Delo.autor

Lobotka refuzoi Interin, preferoi rinovimin me Celtan

Q.Autor

(VIDEO) Pjaca luan për herë të parë pas 10 muajsh, shënon në debutim me Schalken

Q.Autor

Leave a Comment