Europa League Futboll Sport

FINALJA EUROPA LEAGUE/ Tifozët e Arsenalit “çojnë” Mkhitaryan në Baku, ndalohen në rrugë nga policia (VIDEO)

Edhe pse mungesa fizike e armenit, Henrik Mkhitaryan, u konfirmua nga klubi i Arsenalit për të shmangur çdo lloj incidenti, si rrjedhojë e problemeve etnike mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, me sa duket jo vetëm personi, por edhe thjesht emri i tij i spikatur në fanella është diçka e ndaluar në Baku, ku sot në mbrëmje do të luhet finalja e Ligës së Europës.

Policia vendëse ka vendosur që të bëjë disa ndalime të disa tifozëve që mbanin veshur fanellën me emrin e Mkhitaryan, ndonëse atyre u është kërkuar dhe janë paralajmëruar që të mos e ekspozonin emrin dhe më pas janë lënë të lirë, një situatë e cila nënvizon se ndoshta zgjedhja e Bakusë si seli e finales ka qenë e gabuar nga UEFA.

 

Related posts

Pirlo: Nëse Van Dijk vlen 80 milionë euro, atëherë Coutinho dyfishin

Q.Autor

PAS SHORTIT TË FAZËS KUALIFIKUESE TË EURO 2020/ Mancini pret Balotellin: Dera e Italisë e hapur, por koha…

Isa.Autor

“CHAMPIONS-I ËSHTË SHTËPIA JONË”/ Presidenti dhe Drejtori i klubit njëzëri: Fillimi i një rruge ambicioze…

Delo.autor

Leave a Comment