Futboll Seria A Sport

FITOI PËRBALLJEN KUNDËR FROSINONES/ Gattuso tallet me gazetarin: Ai është i shurdhër dhe nuk…

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso e quajti një gazetar të shurdhër gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes kundër Frosinones.

“Këta 18 muaj nuk kanë qenë një shëtitje në fushë. ka pasur momente të vështira por jam argëtuar shumë, me të vërtetë jam argëtuar shumë”, ka thënë Gattuso.

Pastaj, një gazetar i pavëmendshëm i tha teknikut italian ta vlerësojë edhe më shumë periudhën sa ka qenë trajner i Milanit, Gattuso e dha një përgjigje që i bëri të gjithë në atë dhomë të qeshin.

“Jam argëtuar shumë, ai është i shurdhër dhe nuk dëgjon çfarë thashë më parë”, shtoi Gattuso.

Milani fitoi përballjen kundër Frosinones me rezultatin 2-0, falë golave të shënuar nga Krzysztof Piateku në minutën e 57-të dhe nga Suso në minutën e 66-të.

Related posts

ZYRTARE/ Shënoi 20 gola dhe 8 asiste në sezonin e kaluar, klubi i Superligës prezanton sulmuesin brazilian…

Delo.autor

Bomba italiane që përkrah skuadrën e vogël të Serie A

Q.Autor

FIFA “pastron” Botërorin nga dopingu rus: S’ka gjurmë në futboll!

Sadik.Autor

Leave a Comment