Futboll Sport

FUTBOLLI I MAQEDONISË SË VERIUT NË ZI/ Vdes tifozi 18-vjeçar i Shkëndijës së Tetovës (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën 160 në Tetovë, ku një i ri 18 -vjeçar ka ndërruar jetë.

I riu që humbi jetën është Shpëtim Luma, ndërsa kanë mbetur të lënduar rëndë dy persona të tjerë, të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Klinik të Shkupit.

Bashkë me to në veturë kanë qenë edhe tre vajza, të cilat janë me lëndime të lehta trupore.

18-vjeçari që humbi jetën ishte anëtar i tifogrupit të njohur, “Ballistët” prej disa kohësh, duke mbështetur skuadrën e Shkëndijës në ndeshjet jashtë dhe brenda Tetovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, tifo grupi “Ballistët” ka shprehur ngushëllimet për familjet, duke njoftuar anëtarët se varrimi i Shpëtim Lumës do të bëhet sot në mesditë.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Shkëndija nuk ka fat në short, ja kundërshtari për turin e dytë…

Delo.autor

“KËSHTU DO DALË PARTIZANI KAMPION?” Akuza nga Laçi para ndeshjes: Ekipin ynë do djersijë fort, për të marrë…

Delo.autor

STATISTIKA/ Partizani fiton duelin e parë me Kukësin, ”makthi” i të kuqve është vetëm…

Isa.Autor

Leave a Comment