Eredivisie Futboll Sport

ZHVILLOI DUELIN E FUNDIT TË KARRIERËS/ Shikoni ceremoninë madhështore për lamtumirën e Van Persie (VIDEO)

Robin van Persi e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe dje kundër Den Haag zhvilloi ndeshjen e fundit të karrierës.

Sulmuesi 35-vjeçar, i cili ka debutuar me klubin nga Roterdami në moshën 17-vjeçare, ka shënuar 50 gola në 102 ndeshje për Holandën.

Në Angli, Van Persi ka fituar një Kupë FA me Arsenalin dhe një titull kampion me Manchester United.

Me 144 gola në Premier Ligë, Van Persi është holandezi që ka shënuar më shumë në Angli.

Në minutën e 92-të sfida u ndal: 21 lojtarë shkuan në mesin e fushës dhe u vendosën në rresht, për paradën e nderit.

Doli Van Persi, ishte hera e fundit që luajti një ndeshje futbolli profesionist.

 

Related posts

200 MIJË EURO NË JAVË/ Dani Alves pranë akordit me klubin e Premier…

Delo.autor

POLEMIKA TË SHUMTA NË TORINO/ Juventus kërkon ta shesë, Ancelotti do me çdo kusht mesfushorin…

Delo.autor

DUELI PËR TITULL/ Flamurtari mposht Kukësin dhe ndjek Skënderbeun në krye

Isa.Autor

Leave a Comment