Futboll Sport

Hazard konfirmon largimin nga Chelsea, ja çfarë thotë pas finales

Eden Hazard ka konfirmuar se do të largohet nga Chelsea.

Ylli belg, që shënoi dy gola në finalen e Europa Leagues ku pas ndeshjes tha se ka ardhur koha për largim nga ‘Stamford Bridge’.

Chelsea ‘magjik’ përballë Arsenalit, ‘Blutë’ e Londrës fitojnë trofeun në Europa League
“Po, unë mendoj se është një lamtumirë, ndoshta ka ardhur koha për një sfidë të re”, tha Hazard kur është pyetur për të ardhmen.

“Por kurrë nuk i dihet në futboll. Ëndrra ime ka qenë që të luajë në Premier League dhe e kam bërë këtë për 7 vite të bukura. Unë e kam marrë tashmë vendimin tim, e kam thënë dy javë më parë, tani varet nga të dyja klubet, unë po pres…”, përfundoi belgu.

Eden Hazard pritet të transferohet në La Liga te skuadra e Real Madridit. Sipas mediave spanjolle Perezit ky operacion pritet t’i kushtojë 130 milionë euro, 100 do të paguhen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër në formë bonuse.

Related posts

PAS SULMUESIT NGO/ Situata te Tirana, zbulohen përgjigjet e testeve për dy lojtarët e infektuar

Delo.autor

HABIT Çerçesov: Kroacia është skuadër më e fortë se Spanja

Isa.Autor

FESTA ME FEMRA DHE ALKOOL/ Si e kaloi arrestin e shtëpisë Ronaldinho në Paraguaj

Delo.autor

Leave a Comment