Futboll Kategoria Superiore Sport

NDESHJA DERBI KRYEQYTETAS/ Barazimi “mbretëron” gjatë sfidave të majit, ja statistika

Çudi apo e vërtetë, maji nuk ka fitues në derbi. Të gjitha takimet që janë luajtur nga viti ’90 e në vazhdim, nuk kanë asnjë skuadër favorite. Kështu, Tirana dhe Partizani kanë luajtur shtatë takime, katër prej të cilave janë mbyllur në barazim.

Partizani derbi

Në tri ndeshjet e tjera, Tirana ka fituar dy herë, ndërsa një herë ka triumfuar ekipi i Partizanit. Rezultati më i përsëritur është 2-2, në tri sfida. Tirana ka fituar 3-1 në 2003 dhe 1-0 në 2007, ndërsa Partizani ka mundur bardheblutë 2-1 në 1995-ën e largët. Një nga shtatë takimet është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0.

partizani tirana derbi teqja goli
Gjithsesi, barazimi mbretëron gjatë sfidave të majit.

Bastet – Këtë herë bastet kanë vendosur. Do të jetë Partizani që do të fitojë derbin. Të paktën kështu thonë ekspertët e basteve. Fitorja e Partizanit kuotohet 1.8, barazimi vlerësohet 3.4. Nga ana tjetër, fitorja e Tiranës jepet me koeficientin 3.75, por bastet janë vetëm baste. Fusha është ajo që tregon se cila nga skuadrat do të fitojë në fushën e lojës. gjithçka është mbyllur. Tani është radha e lojtarëve të bëjnë spektaklin.

Related posts

FINALJA EUROPA LEAGUE CHELSEA-ARSENAL/ Presidenti i Juventus udhëton në Baku, ja misioni i tij

Delo.autor

I THUR ELOZHE TRAJNERIT CONTE DHE I PREMTON BESNIKËRI/ Bomberi Lukaku: Festova pasi doja të…

Delo.autor

PRITI PENALLTINË VENDIMTARE DHE SHËNOI ATË TË FITORES/ Etrit Berisha eliminon Anderlehtin e Besnik Hasit nga Liga e Europës

F.autor

Leave a Comment