Futboll Seria A Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Mourinho rikthehet në Itali, por jo te Interi. Ja klubi…

Hoze Murinjo po shqyrton të gjitha ofertat për tu rikthyer në stol pas largimit nga Junajtid. Megjithatë, ai, siç bëri të ditur disa ditë më parë, do të pranonte ofertën e një klubi që ka ndërmend të shpenzojë. Shumë klube janë të lidhura me emrin e tij, por “L’Equipe” nga Franca zbulon se tekniku portugez ka nisur kontaktet me Romën.

Kryeqytetasit dëshirojnë edhe Konten, por duket se kjo pistë është zbehur. Kualifikimi në Ligën e Kampionëve në fundin e sezonit do të shtonte edhe më shumë shanset e rikthimit të Murinjos në Itali, që siç e shpreh hapur, ka “dashuri” për Interin. Megjithatë, çdo gjë mund të ndodh. Për portugezin ka shfaqur hapur interes edhe PSG, por ai është i vendosur t’i dëgjojë të gjithë…

Related posts

GATTUSO NDJEN “HIJEN” NGA PAS/ Ja lista me ata që mund ta zëvendësojnë…

Delo.autor

ÇMENDURIA E TIFOZIT 6 VJEÇAR/ Ofron tavolinën, karrigen dhe disa lodra për një…

Isa.Autor

UEFA “injoron “shtëpinë”e Kombëtares/ Përzgjidhet stadiumi për Superkupën e Europës

Sadik.Autor

Leave a Comment