Futboll Kupa e Shqipërisë Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Luftëtari, Të papërmbajtshëm bardheblutë. realizojnë golin e katërt

Do të luhet në “Selman Stërmasi” ndeshja e kthimit gjysmëfinale e “Kupës së Shqipërisë” mes Tiranës dhe Luftëtarit.

bandicam 2019-05-08 17-04-17-794

Ndeshja e parë në Gjirokastër ka përfunduar në një barazim pa gola. Sot, Luftëtarin do e kualifikonte një fitore ose një barazim 1-1 dhe me shifra të tjera. Nga ana tjetër Tirana do t’i duhet fitorja. Për gjirokastritët do të ishte historike pjesëmarrja në finale, ndërsa Tirana kërkon një rrugë për në Europë.

Kryeqytetasit do të kenë një mungesë të madhe, pasi Hasani nuk është i gatshëm për këtë sfidë. Nga ana tjetër, Luftëtari ka nisur me Filin dhe Hantin si risi.

Tirana-Luftëtari 4-1

Daja 21′, Kobina 48 (11m) Ngo 53′ Sentamu 74’/ Fili 41′

KOMENTI

74′ GOOL Sentamu.Goditje nga këndi për Tiranën. Kroson Kobina dhe Sentamu e dërgon topin në rrjetë.
72’ Zëvendësimi i parë te Tirana, largohet Ngo, në fushë Sentamu.

68’ Rast i mirë për Luftëtarin për të ngushtuar diferencat. Hyseni provoi nga një distancë afërt por goditja ishte ballore. Grushton Abibi.

63’ Lojë e ashpër nga të dyja skuadrat. Hamiti  fal disa prej lojtarëve për ndërhyrjet.

60′ Oshafi ndëshkohet me të verdhë për një faull në mesfushë.

58’ Tirana vazhdon të jetë kërkuese. Ngo driblon mirë në hyrje të zonës, por në momentin e fundit i hiqet topi për në goditje nga këndi.

54′ Karton i verdhë për Dajën.

53′ GOOL. Ngo i hedh të gjithë përtokë dhe realizon edhe golin e tretë duke lënë pas 3 mbrojtës.

48′ GOOL. Shënon Kobina nga pika e bardhë e 11-metërshit. Pas penalltisë së fituar nga Daja. Fillisht ishte Ngo e topin në dorë për të gjuajtur, por më pas nga stoli “urdhëruan” të godiste Kobina, i cili e dërgoi lehtësisht në rrjetë. 

46′ Starton pjesa e dytë

Related posts

SKANDALI/ Dopingu “djeg” sërish SUPERFUQINË, Federata Botërore e pezullon deri në 2019

Isa.Autor

MUÇA PRANË RIKTHIMIT TEK TIRANA/ Ja si u krisën marrëdhëniet me “bardheblutë” pas titullit kampion…

Delo.autor

ZBULON SE SI NDIHET TEK JUVENTUSI/ Federico Bernardeschi tregon: Për mua është stimul të luaj përkrah…

Delo.autor

Leave a Comment