Futboll Sport

TOMORI DHE DIAZ/ Milan tregon se kush janë kampionët e Italisë, triumf i pastër ndaj Juventus

Milan ia del me sukses të marrë fitore ndaj Juventusit, në ndeshjen e Serie A që përfundoi 2-0 në favor të tyre.

Takimi nisi me ngacmime nga të dyja palët, por pa mundur dot të arrijnë deri te konkretizimi.Stadiumi ngrihet peshë në minutë ne 20-të, kur Rafael Leaon e ndal vetëm shtylla nga goli.

I njëjti futbollist rrezikon sërish portën e mbrojtur nga Szczezny brenda fraksionit, por portugezi nuk ka shënjestrën e duhur për të dërguar topin pas shpinës së portierit polak. Sërish pa fat ekipi i Piolit, që gjen sërish vetëm shtyllën. Goli i kampionëve të Italisë erdhi në fund nga Tomori.Për t’i dhënë qetësinë e duhur milanistëve mendon Diaz me golin e tij, sapo fillon pjesa e dytë.

Në pjesën e mbetur të ndeshjes, ekipi kampion i Italisë administroi në mënyrë të përkryer rezultatin, duke shkuar kështu në kuotën e 20 pikëve, në vendin e 3-të. Klubi nga Torino vijon me përformancat me ulje-ngritje dhe tani e shikon veten në vendin e tetë me 13 pikë.

 

 

 

 

Related posts

“NUK KAM HUMBUR KURRË MË PARË”/ Asllani i mërzitur pas gabimit nga penalltia

F.autor

PËRQAFOI ARBITREN GJATË NDESHJES/ Aguero në shënjestër të mediave. Sulmuesi duhet të japë sqarime (VIDEO)

Delo.autor

RENDITJA/ Sipas studimit anglez, ja stadiumi më i mirë në botë…

Delo.autor

Leave a Comment