Boks Sport Të tjera

DUELI U ZHVILLUA NË LAS VEGAS/ Ja sa miliona dollarë fituan Fury dhe Schwarz

Tyson Fury ka fituar shumëfishë më shumë se kundërshtari i tij gjerman, Tom Schwarz, nga ndeshja i tyre në mbrëmshëm në Las Vegas.

Fury bëri një paraqitje të pamëshirshme duke e mundur Tom Schwarzin me nokaut në rundin e dytë, në ndeshjen e kategorisë së rëndë në Las Vegas.

Britaniku Fury e mbështeti për konopëve Schwarzin qysh në rundin e dytë, dhe më pas e goditi fort me të djathtën dhe e rrëzoi në dysheme gjermanin.

Pak sekonda më vonë, ekipi i boksierit gjerman e hodhi peshqirin e bardhë duke e parë Schwarzin të gjakosur dhe duke u sulmuar nga Fury.

Mediat britanike raportojnë se Schwarz pritet t’i fitojë mbi 250 mijë stërlina, edhe pse sugjerohet se kjo shifër mund të rritet deri në 1 milion stërlina varësisht sesa shikues kanë paguar për ta parë ndeshjen.

Fury thuhet t’i ketë fituar diku 10 milionë stërlina, por edhe fitimi i tij do të varet nga shikueshmëria e ndeshjes.

Ky ishte ndeshja i parë për Fury që prej barazimit kontrovers me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder, në Los Angeles në dhjetor.

Po ashtu, për britanikun kjo ishte fitorja e 28-të në karrierë, nga të cilat 18 i ka me nokaut, ndërkohë që regjistron edhe një barazim.

Related posts

LARGOHET NGA STOLI I REAL MARDIDIT/ Solari boshatis zyrën e tij dhe “ofendohet”, ja çfarë i bëjnë lojtarërt

Delo.autor

Gatuzzo-Melo/ Shikoni disa nga momentet ku ndeshja e futbollit kthehet në fushë “betejë” (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Verona-Milan, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment