Futboll Kategoria Superiore Sport

NGA ZONA EUROPIANE TEK MBIJETESA/ Ja java që mund të vendosë dilemat në Superiore

Java parafundit e Kategorisë Superiore mund të zbardhë verdiktet përfundimatëre të tij. Me Partizanin që pret me padurim të ngrejë lart trofeun vëmendja shkon tek zona europiane dhe mbijetesa. Gërshetimi i dueleve të kësaj jave është i tillë që edhe pse mungojnë përballjet direkte mund të zgjidhen dilemat e fundit. Kukësi luan në kryeqytet me Partizanin që festën e titullit kërkon ta shoqërojë me një fitore ndaj rivalit direkt pavarësisht se gjatë kësaj periudhë të kuqtë kanë qënë më të relaksuar. Nëse fitojnë ndaj kampionëve verilindorët janë matematikisht në zonën europiane dhe madje mund të sigurojnë përfundimisht vendin e dytë, gjithmonë nëse Teuta nuk mer më shumë sesa barazimi në Krujë. Diferenca prej 3 pikësh me “Djemtë e Detit” çon një pozicion më lart Kukësin për efekt të përballjeve direkte.

Një sukses i formacionit të Bledi Shkëmbit ndaj Kastriotit i çon shumë pranë Europës, me Flamurtarin që me tre pikëshin ndaj Kamzës qëndron shumë pranë. Tek Laçi kanë objektiv të sigurojnë vendin e 4-t, duke shpresuar në një sukses të Kukësit në Kupë përballë Tiranës në mënyrë që të shkojnë në Europë edhe edicionin e ardhshëm. Laçi dhe Teuta do të përballen me dy skuadrat në garë për mbijetesë, Tirana dhe Kastrioti. Nëse bardheblutë fitojnë në fushën kurbinase dhe në krahun tjetër Kastrioti merr një barazim me Teutën atëherë Tirana siguron mbijetesën. Në rast të një barazimi në Laç të shoqëruar me fitoren e Kastriotit, Tirana sërish ruan vendin e 8-të me pikë të barabarta me krutanët, falë pikëve të grumbulluara në përballjet direkte. Në këtë mënyrë por edhe më një fitore të Kastriotit mbijetesa qëndron e hapur deri në vërshëllimën finale.

Related posts

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Milan nis kontaktin e parë për yllin brazilian…

Delo.autor

PEVOLTOHET PEREZ/ VALENCIA s’bën biznes me REALIN, por tek BARCELONA i shet të…

Isa.Autor

MESSI GJEN RIVAL TË RI/ Garë me Mbappe për “Këpucën e Artë”

Delo.autor

Leave a Comment