Futboll Seria A Sport

NUK NDALEN ME PËRFORCIMET E FUQISHME/ Juventus gjatë verës do tentojnë goditjen e madhe…

Nikolo Zaniolo duket se ka filluar të pëlqej Juventusin dhe tashmë e sheh skuadrën bardhezi si një destinacion shumë të mirë për karrierën e tij.

Siç raporton “Corriere di Torino”,  është ende shpejtë për të folur për një ofertë zyrtare, po kontaktet mes Juves dhe agjentit të tij Klaudio Vigoreli po nisin të intensifikohen.

Gjatë verës është e sigurt që Juventusi do t’i bëjë një ofertë zyrtare Romës, për Zaniolon, i cili shihet si një mesfushor, që do të mbajë një peshë të madhe në futbollin italian të së ardhmes.

Roma këmbëngul që do të mbajë dhe për një sezon tjetër 19-vjeçarin, por në rast të një oferte të mirë, mund të lëshojë lojtarin.

Related posts

MBAPE TE JUVENTUSI?/ Flet drejtori bardhezi: Me Ronaldon ne kemi…

F.autor

REALI NË TELASHE/ MODRIC i hap dyert INTERIT, kroati dëshiron largimin

Isa.Autor

E bujshme/ Mbrojtësi i Barcelonës transferohet te Interi

Sadik.Autor

Leave a Comment