Futboll Sport

NUK PRITEJ/ Rakitiç i hap “luftë” De Jongut: Nuk luan dot në pozicionin tim…

Ivan Rakitiç premton se do të qëndrojë te Barcelona dhe i hap “luftë” mesfushorit holandez, De Jong.

Në një intervistë për “Mundo Deportivo” kroati thotë se talenti i Ajaxsit nuk transferohet për t’i zënë vendin.

Rakitiç dëshiron një tjetër Champions me fanellën katalanase dhe mohon zërat për një transferim të mundshëm të tij tek Interi. Ai gjithashtu e ka të vështirë të gjejë arsyet e humbjes ndaj Liverpoolit.Për të fituar Champions-in në të ardhmen, klubi e ka bërë blerjen e parë. Si ju duket De Jong?

Më vjen shumë mirë që kanë firmosur me të. Mbi të gjitha vjen një lojtar i ri që po luan mjaft mirë dhe klubi do të forcohet. Por secili në skuadër ka vendin e tij. Unë i uroj shumë fat dhe e respektoj 100%, por mendoj se nuk po vjen për të luajtur në vendin tim. Për më tepër, ai nuk është roli i tij i preferuar…

Çfarë ndodhi në atë ndeshje në “Anfield”?

Sikur ta shpjegoja dot… Në futboll ndodhin gjëra që nuk mund t’i shpjegosh dot. Si shpjegohet që njeriu më i shpejt në botë bën 100 metra në 10 sekonda? Ne duhet të mësojmë nga këto gabime që kemi bërë. Është koha për të ndryshuar faqen.

Related posts

ENDE NUK KA DEBUTUAR TEK “DJALLI”/ Mbrojtësi Dalot: Frymëzohem nga Dani Alves, kam ardhur në Milano me…

Delo.autor

Ylli brazilian i Real Madrid: “Nuk dua të jem Neymar i ri as Robinho…

Isa.Autor

PUBLIKIMI I KONTRATËS 555 MILIONË EURO/ Messi hedh në gjyq 5 drejtuesit e Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment