Futboll Sport

TELASHE PËR RONALDON/ Rikthehet çështja e përdhunimit të ish-gruas së shqiptarit, avokatët kërkojnë shtëpinë e portugezit

Duket se Kristiano Ronaldo do të përballet me telashe të reja në horizont. Portugezi akuzohet nga Kethrin Majorga për një përdhunim të kryer nga portugezi në 2009. 35-vjeçarja ka paditur portugezin dhe sipas asaj që raporton “Mirror”, avokatët e saj kanë filluar “gjuetinë”.

Policia amerikane ka rihapur hetimin e 2009-ës dhe që nga ai moment avokatët e Ronaldos bënë gjithçka për të fshehur vendbanimin e tij në Torino, por tani është në dorë të prokuorisë të zbulojë se ku jeton Ronaldo.Në këtë mënyrë, ai mund të paditet. Avokatët e Majorgës kontaktuan policinë italiane për të dorëzuar thirrjen për në gjykatë, te cila do të dërgohet brenda disa javësh me postë. Deri tani Ronaldo e ka mbrojtur veten nga këto akuza duke i mohuar, por nëse thirrja mbërrin ai do të detyrohet të shkojë në gjykatë për të mbrojtur veten.

“Kathryn Mayorga u diplomua për gazetari në Universitetin e Nevadës, Las Vegas. Pas një kohë të shkurtër pas diplomimit në 2008, ajo u martua me të dashurin e saj, një barist nga një familje shqiptare, i cili kryente edhe punën e rregullimit të kompjuterëve, përfshirë edhe atyre që u përkisnin familjes së saj. “Në këtë moshë, unë u diplomova, kisha nevojë të martohesha, e ndjenja presionin”, thotë ajo. “Dhe së pari, unë u lidha me të.”

Related posts

KORONAVIRUSI/ Vjen urdhëri nga ASL e Milanos, ja si procedohet tani me kombëtaret…

Delo.autor

I BEFASON TË GJITHË/ Boksieri Anthony Joshua: Jam më pranë duelit me Usyk se sa me Fury

Delo.autor

Inter-Juventus, gjithashtu edhe një udhëkryq për Botërorin: Higuain-Icardi

Sadik.Autor

Leave a Comment