Futboll La Liga Sport

NXJERR NË SHITJE 3 SULMUES NË VERË/ Barcelona kthehet në “supermarket” për klubet angleze

Barcelona pritet të jetë një supermarket i preferuar për klubet angleze këtë verë, pasi katalanët kanë ndërmend të nxjerrin në shitje 3 nga futbollistët e repartit të sulmit.

Bëhet fjalë për Philippe Coutinhon, Ousmane Dembele dhe Malcom, 3 emra që i kanë kushtuar arkës së klubit katalan më shumë se 300 milionë euro, por asnjëri prej tyre nuk ka bindur te Barcelona.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit janë bindur t’i nxjerrin në shitje këtë verë, për t’u hedhur në sulm për afrimin e të tjerë emrave, që të mund të përshtaten më mirë me skemat e skuadrës blaugrana.

Për Dembele ka shfaqur interes të fortë Arsenali, por klubi i Unai Emery nuk ofron më shumë se 80 milionë euro, ndonëse Barcelona shpenzoi më tepër, kur e mori nga Borussia e Dortmundit.

E njëjta situatë edhe për Philippe Coutinhon, i cili erdhi për afërsisht 150 milionë euro nga Liverpooli në janarin e vitit 2018, por që tashmë pritet të shitet sërish në Angli, për një shifër prej jo më shumë se 100 milionë eurosh.

Për brazilianin interesohen Chelsea dhe Manchester United, ndonëse londinezët duhet ende të presin gjyqin me UEFA-n, pasi momentalisht u është bllokuar merkatoja në hyrje, për parregullsi në blerje.

Më ndryshe paraqitet situata me brazilianin tjetër Malcom, i cili u ble nga Bordeaux për shifrën e 42 milionë eurove dhe pikërisht për shkak të vlerës së ulët të kartonit, lakmohet nga klubet londineze si Tottenham dhe Arsenal.

Synimi i Barcelonës është që nëpërmjet shitjes së këtyre futbollistëve, të mund të arkëtojë rreth diçka më tepër se 200 milionë euro, të cilat do t’i përdorë pastaj për të sjellë në Katalunjë të tjerë emra të bujshëm.

Related posts

E BUJSHME NGA FRANCA/ Lajme të këqija për PSG, “makthi” i Realit mund të mungojë në Champions

Delo.autor

BARCELONA-BETIS/ Mbrojtësi kundërshtar bën portierin ndaj Dembeles, Messi shënon sërish me penallti (VIDEO)

Delo.autor

TIRANA-TEUTA/ Të dy skuadrat kërkojnë fitoren për të ngritur moralin kampionat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment