Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI BIND NË VLORË/ 3 gola për 3 pikë dhe prek me një “dorë” titullin kampion

Partizani doli fitimtar nga transferta e javës së 32-të në Vlorë, ku mundi Flamurtarin me shifrat e pastra 0-3.

Nga një gol për secilën pjesë, vendosën këtë takim delikat, ku mungonin Gega dhe Telushi të pezulluar, e për më shumë në një sfidë ku Kukësi i merrte pikët direkt nga takimi me Kamzën.

Sfida nisi me golin e Asanit, që mposhti Koliçin nga brenda zone, me një goditje të fortë me këmbën e djathtë. Ndërkohë, goli i dytë u shënua në pjesën e dytë nga Mensah, në minutën e 52-të.

Flamurtari u përpoq që të bënte diçka për të ngushtuar, por deri në fund nuk arriti dot. Për të hipotekuar gjithçka, mendoi Çinari me një gol të thjeshtë të realizuar në minutën e 90-të.

Tashmë, Partizani mban kryesimin e Superiores me 65 pikë, plot 10 më shumë se Kukësi i vendit të dytë.

Related posts

VAZHDOJNË ME PËRFORCIMET E MËDHA/ Milan interesohet për dy lojtarët e Kombëtares italiane…

Delo.autor

ROMA-MILAN/ Veretout ndëshkon portierin Donnarumma me një “PERLË” dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Beckenbauer: Bayerni duhet të fitoj në Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment