Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES SË “FINALES” NDAJ LAÇIT/ Mema: Kërkova gjakftohtësinë, për vitin tjetër kam një…

Tirana ia doli të fitojë 1-3 në fushën e Laçit, duke hedhur një jap të madh për mbijetesën. Në intervistën pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, trajneri Ardian Mema deklaroi:

Çfarë ndryshoi në një javë te Tirana?

Gjëja që kërkova në analizë, ishte pjesa e gjakftohtësisë. Ishim të qetë, se ato dy ndeshje na kishin dëmtuar psikologjikisht. Duhej ta kalonim me qetësi, se kjo është fushë e fortë. Laçi ka ekip të shkëlqyeshëm pavarësisht si doli ndeshja sot. Këto javë kemi qenë në stres, dhe ka qenë e vështirë.

A është kjo Tirana që ke në mendje?

Tirana ka pasur oshilacione gjithë kohës, vjen edhe si pasojë e gjendjes në tabelë. Kjo ta krijon stresin. Po të kishim pikë të tjera, do luanim më mirë se sa kemi bërë.

Humbët sërish penallti…

Është e vërtetë, në një bisedë që kam pasur me Halilin, e kam provuar ekipin për të gjuajtur penallti. Është diçka konfidenciale, diçka për të qeshur por edhe për të qarë. I thashë atij se te ne askush nuk di të godasë penallti. Ai më tha se do vij vetë t’i shoh në stërvitje. Unë i kam stërvitur, por është punë psikologjike. Këtu është hall i madh për ne. Ne kemi finalen e Kupës, dhe ndeshja mund të shkojë edhe në penallti.

Çfarë do ndodhë me ju në të ardhmen?

E ardhmja është të përfundoj sezonin me Tiranën, ngaqë është edhe viti i parë si trajner i parë, mos të kisha dështimet që kanë pasur trajnerët. Nëse do vazhdoj, do kem projekt të mirë. Diçka e panegociueshme e kam për projektin tim.

Hoxhallari me Grecën, dhe Kërçiku me Dokën në krahë…

Përgatita ndeshjen e radhës, sepse Laçi është i fortë në krahë. Kjo ishte arsyeja që i vendosa kështu, mund të jetë mënyrë loje edhe në të ardhmen.

Related posts

MIQËSORE LUKSI PARA “EURO 2020″/ Shikoni me kë do të përballet Gjermania

Delo.autor

KËTË JAVË DO TË JETË SPEKTATOR/ Premier League nuk lejon Brojën që të luajë ndaj Chelsea-t, ja shkaku…

Delo.autor

PAMJE TË FRIKSHME/ Shikoni momentin kur lojtari goditet nga rrufeja në fushën e lojës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment