Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS SHPALLJES KAMPION NË DERBI/ Heroi Çinari: Ne shkodranëve na ecën me Tiranën…

Shkodrani i Partizanit, Eraldo Çinari ishte njeriu i derbit të sotëm. Sulmuesi realizoi dopietë duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij në derbin ndaj Tiranës. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, Çinari u shpreh:

bandicam 2019-05-12 19-42-40-369

I keni ndalur para disa sezonesh kur luanit me Vllazninë. Mos ia kthyet tani Partizanit titullin?

Në radhë të parë, i doli fjala Sukajt. E dyta, i doli fjala drejtorit Rama, se kishte 3 ditë që më thoshte do bësh gol. Këtë sezon, në çdo ndeshje kam bërë maksimumin, por nuk e mendoja se do bëja 2 gola sot. Ne shkodranëve na ecën me Tiranën.

A mjaftojnë 2 gola në derbi që Çinari të vazhdojë te Partizani?

Që kur kam ardhur, kam firmosur një kontratë të gjatë, dhe nuk kam ardhur për të provuar veten për 1 vit. Drejtuesit kanë besuar te unë. Edhe pse nuk kam pasur shumë hapësira, e kam treguar që kam qenë pjesë e mirë. Me Sukajn do flas më vonë, se tani kemi qenë duke festuar.

Lojtari mërzitet duke ndenjur shumë në stol, por me edukatën tënde, ke paraqitur vlerat tua…

Unë jam munduar të jap më të mirën sa herë jam futur. Kjo mbetet në dorë trajnerit, zgjedhjet janë të tij. Do jap maksimumin në stërvitje dhe në ndeshje.

Related posts

PO SHKËLQEN NË BRAZIL/ Refuzon transferimin në Kinë sulmuesi i Inter…

Delo.autor

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo takohet me Antoine Griezmann

Sadik.Autor

Fitorja në derbi, Antonio Donnarumma rrëfen emocionet e përjetuara

Q.Autor

Leave a Comment