Futboll La Liga Sport

“Ylli” i Botërorit/ Trajneri i Realit ” i pret rrugën” Interit: “Është lojtari ynë!”

Nuk mjafton vetëm largimi i Cristiano Ronaldos, por në Madrid shqetëson dhe kroati Luka Modric. Zërat e merkatos e lidhin të ardhmen e 32-vjeccarit me Interin, i cili po ushtron presion maksimal për ta sjellë futbollistin më të mirë të Botërorit të fundit në San Siro. Aktualisht kroati ndodhet me pushime dhe nuk i është bashkuar kampionëve të Europës në turneun miqësor që po organizohet në SHBA.

Megjithatë tekniku i “Los Blancos” Julen Lopetegui ka deklaruar se Modric nuk do të largohet “Santiago Bernabeu”. Ai e tha këtë pas përfundimit të miqësores së luksit me Juventusin.

“Ai e ka bërë të qartë. Modric është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ne e presim me krahët hapur. Fola me të pas Botërorit të mrekullueshëm që pati. Do ta shohim atë kur të kthehet në 8 gusht dhe shpresojmë të jetë gati për ndeshjen e datës 15 gusht. Ajo ccfarë i thashë është private por e kuptoj se është një futbollist që dëshiroj ta shoh kur luan dhe mendoj se do të jetë shumë i lumtur te skuadra. Ai është lojtari ynë. Jemi kënaqur kur e shohim që luan dhe ne do të vazhdojmë ta ndjekim atë”, u shpreh për spanjollen “as” ish-tekniku i Spanjës.

Presidenti i Realit Florentino Perez ka vendosur një ccmim stratosferik prej gati 750 milionë € për të lënë të lirë kroatin drejt Italisë. Ndërkohë Interi ka propozuar marrjen në formë huazimi për një vit me vlerën 15 milionë €.

 

Related posts

NUK “NGOPET” ME COUTINHON/ Bayern synon blerjen që po i “çmend” të gjithë (FOTO)

F.autor

Drejtori Sportiv i Romë, Monchi: Nëse Dzeko largohet, atëherë do të blejmë një lojtar tjetër

Q.Autor

“JAM I LUMTUR KËTU”/ Conte i premtoi besnikëri, De Laurentiis “hap thesin”

F.autor

Leave a Comment