Futboll Kombëtarja Sport

SFIDAT KUALIFIKUESE ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Armando Sadiku: Ambienti që ka krijuar Reja është…

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për sfidat me Islandën dhe Moldavinë.

Çfarë prisni nga trajneri i ri, që Panucci nuk e kishte?

Kemi punuar në stërvitje skemën që do të praktikojmë me Islandën. Do të jetë 3-5-2. Duket që i pëlqen të jetë në fushë dhe të japë këshilla. Kjo është pozitive për ne, pasi merr edhe këshilla nga ne.

Jeni gati?

Kemi shumë kohë, duhet ta përgatisim sa më mirë ndeshjen me Islandën. Për sa i përket titullarëve, kemi kohë. Akoma nuk e di, por trajneri do të bëjë zgjedhjet e tij.

Ka ardhur momenti të riktheheni të shënoni gola të rëndësishëm?

Jam munduar të jap më të mirën time. Kur më është dhënë rasti jam munduar të shënoj, siç ishte në Andorrë. Shpresoj të jem deçiziv siç kam qenë më parë.

Si është grupi, atmosfera?

Ka qenë një ndryshim brezi dhe shumica e lojtarëve kemi pasur dhe probleme në klubet tona. Gjysma e ekipit nuk ka luajtur dhe kjo ka ndikuar në performancë. Ky ishte një nga problemet me Panuccin, plus që nuk krijuam një raport të mirë me të që në fillim. Duhet të jemi një grup i vetëm siç kemi qenë në Europian, si me De Biasin. Me Rejën do ta gjejmë atë grup që na mungonte me Panuccin, pasi është një klimë e mirë.

Islanda?

Unë kam luajtur vetëm një ndeshje ndaj Islandës, ata luajnë shumë mirë në ajër. Ata janë një ekip me eksperiencë dhe rezultatet e tyre i thonë të gjitha, duhet t’i harrojmë dy ndeshjet e para.

Është e rëndësishme sjellja e trajnerit?

E ndihmon shumë sjellja. Më pëlqen të jem i lirshëm. Kjo ka qenë forca jonë, të qenurit bashkë. Kjo do të na bëjë të ecim para. Ambienti që ka krijuar Reja është shumë pozitiv.

Related posts

Roberto De Zerbiut: Nuk mund të studioja kundërshtarin, kur mendoja për Astorin

Q.Autor

DUAN TITULLIN/ Gaz DEMI flet pas fitores me KUKSIN: Puna e rivalëve, na keni ÇMENDUR me…

Isa.Autor

E PABESUESHME NË MALAJZI/ VAR edhe në një ndeshje futbolli lagjesh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment