Futboll Kombëtarja Sport

2 SFIDAT MIQËSORE ME KOSOVËN U-19/ Trajneri Neveil Dede tregon strategjinë e ekipit kombëtar

Trajneri i Kombëtares shqiptare të 19-vjeçarëve, Nevil Dede, ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka folur për dy sfidat miqësore ndaj Kosovës që kuqezinjtë e rinj do të zhvillojnë në datat 3 dhe 5 qershor.

Dede analizoi gjendjen e 22 lojtarëve të grumbulluar nga ai, ndërsa këto dy sfida i cilësoi edhe si një mundësi e mirë për të afruar talente nga Kosova te Shqipëria.

Si është grupi?

Deri diku, kjo skuadër po formohet. Ka marrë një fytyrë. Strategjia e zyrës tonë përkatëse është që të shohim sa më shumë futbollistë nga Shqipëria. Këtë e kam deklaruar që në fillim. Arsyeja e parë dhe e vetme për këta futbollistë që marrin pjesë në klubet shqiptare është që të ketë respekt dhe vëmendje. Veç kësaj, i duhet dhënë oksigjen ekipeve shqiptare, pasi kanë edhe një sërë ekipesh zinxhir. Duhet të përmirësohen në procesin e rritjes dhe të jenë sa më funksionalë.

Shumë futbollistë të rinj, si funksionon?

E para është zgjedhja e elementit më të mirë. Strategji apo ide që duam të ushqejmë futbollin shqiptar. Aty pastaj problematika është se cilët janë më të mirët. Për të furnizuar ekipin U-21 dhe Kombëtaren A më pas. Ne i vëzhgojmë gati të gjithë, kudo që ndodhen. Federata ka strukturat e saj edhe në shtetet e tjera të Europës dhe marrim informacion sa më të plotë dhe të saktë. Nëse këta luajnë rregullisht, dërgojmë ftesa dhe shohim se si përshtaten me ambientin.

A ka mungesa?

Përqindja më e madhe e lojtarëve janë të pranishëm. Por, duke qenë këto data, dikush mungon për impenjime të shkollës dhe të tjerë luajnë play-off. Ne më 3 dhe 5 qershor kemi ndeshjet zyrtare miqësore. Dikush është ende në aktivitet. Bozhani mungon sepse klubi i tij merr pjesë në play-out. Edhe disa emra të rinj, duhet ta shpjegojmë se kemi parë një pjesë. Ky është proces që ka edhe ndryshime. Nuk është se nuk i kemi nën vëzhgim dhe vëmendje.

Miqësorja me Kosovën, ndoshta edhe mundësi për të afruar talente?

Nuk ka agonizëm dhe agresivitet. Në 27 vjet në Shqipëri, të gjithë kanë menduar të largohen për diçka më të mirë. Ndërsa, Kombëtarja ka afruar shumë që të vijnë këtu. Një nga gjërat më të mira është futbolli dhe Kombëtarja. Ne jemi motiv që ata të vijnë te Shqipëria. Shpresojmë që shumë shqiptarë të Kosovës t’i bëjmë të vijnë, por çdokush zgjedh vetë.

Related posts

NDRYSHIME PËR SFIDËN NDAJ LITUANISË/ Reja gati t’u japë besim 3 debutuesve, ja formacioni i mundshëm

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Egnatia, Kukësi dhe Laçi me më shumë transferime. Ja të gjitha lëvizjet e kryera deri tani në Kategorinë Superiore

F.autor

NJË EKIP KAMELEAON DHE I PAPARASHIKUESHËM/ Ja sekretet e trajnerit Lerda tek Partizani

Delo.autor

Leave a Comment