Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“TIFOZAT KUQ E ZI” JO VETËM NJË TIFOGRUP/ Përjetësohet figura e tyre edhe me emër rruge (FOTO)

Tifozat Kuq e Zi kanë qenë padyshim lojtari i 12 i kombëtares shqiptare në çdo ndeshje që kanë luajtur, qoftë në Shqipëri apo edhe në çdo cep të botës ku kuqezinjtë kanë luajtur. Përkundër shumë problemeve dhe vështirësive që mund të kenë hasur ndër vite, “TKZ” ka ditur të gjejë një mënyrë për të qenë në stadium dhe për të thënë fjalën e saj.

Ky kontribut i dhënë në këto vite për Shqipërinë si në futboll ashtu edhe jashtë tij, ka marrë një shpërblim nga Kuvendi Komunal i Pejës. Një nga rrugët e qytetit të Kosovës, është emëruar “Rruga Tifozat Kuq e Zi” duke respektuar kontributin disa vjeçar të lojtarit të 12 të Shqipërisë.

“Ndërkohë në Pejë, Kuvendi Komunal ka vendosur që një rrugë e këtij qyteti ta mbaj emrin “Tifozat Kuq e Zi”.

Kjo është një mirënjohje për të gjithë ato djem e vajza që për 15 vjet rresht kanë qenë zëri i miliona shqiptarëve anembanë trojeve etnike dhe jo vetëm, në përkrahje të ngjyrave, himnit, simboleve dhe të emrit Shqipëri”, shkruhej në njoftimin e tifogrupit të Kombëtares.

Related posts

FITORE E MERITUAR/ Atletico mposht Alaves falë golit të Suarez dhe shkëputet sërish në krye

Delo.autor

NGATËRRUAN HIMNIN E SHQIPËRISË/ UEFA merr vendimin për Francën, ja dënimi

Delo.autor

SKANDAL NË AMERIKË/ Gushte, shkelma dhe fyerje, sportisti i njohur përfshihet në sherrin masiv (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment