Futboll Sport

RONALDINHO KTHEN KOHËN PAS/ VIDEO nga shfaqja e tij mahnitëse kundër legjendave të Real Madridit

Ndeshja e El Clasicos së Legjendave mes Real Madridit dhe Barcelonës doli të ishte spektakolare të martën mbrëma, por mbrëmja i takoi vetëm një njeriu: Ronaldinhos.

Superylli brazilian e ktheu kohën pas me një paraqitjeve mahnitëse në Tel Aviv, duke i shfaqur aftësitë e përjetshme të një dribluese madhështor, pasime magjike dhe kontrollin e shkëlqyeshëm të topit, raporton Gazeta Express.

 

Në pjesën e parë, ai shënoi gol nga penalltia, e goditi shtyllën horizontale me një goditje të fuqishme dhe u përpoq ta zërë portierin Jordi Codina jashtë portës me një goditje nga largësia, e cila përfundoi pak mbi portë.

Ai madje gjeti kohë edhe për t’u tallur me një reporterë gjatë një pushimi të shkurtër freskues në pjesën e parë.

Dhe kur dy fëmijë u futën në fushë në pjesën e dytë për ta takuar heroin e tyre, ai u ndalë për të bërë fotografi selfie me ta.

Fitorja i takoi legjendave të Real Madridit, që triumfuan 3:2, me golin i Ruben de la Red në pjesën e dytë e bëri dallimin për Real Madridin.

Related posts

“EURO 2020″/ Përballjet e Grupi F, ja kundërshtarët e mundshëm të Gjermanisë në fazën e 1/8-ave…

Delo.autor

HISTORIA PREKËSE/ David SILVA rrëfen arsyen përse do të largohet nga Man City

Isa.Autor

Roma-Benevento, miqtë kanë humbur 11 transfertat e këtij kampionati

Q.Autor

Leave a Comment