Futboll Kombëtarja Sport

VAZHDON TË SHKËLQEJË NË KAMPIONATIN BJELLORUS/ Gol dhe festë, Bakaj dërgon Shakhtyorin në finalen e kupës (VIDEO)

Elis Bakaj vazhdon të shkëlqejë në futbollin bjellorus. Sulmuesi shqiptar rezultoi përcaktues edhe në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Bjellorusisë, duke ndihmuar skuadrën e tij, Shakhtyor Soligorsk, të siguronte kualifikimin në finalen e këtij kompeticioni.

Bakaj ishte autori i golit të dytë në këtë sfidë, që ishte i 6-ti për të në këtë sezon dhe i 4-ti në Kupë.

Ai shmangu portierin dhe me portën bosh realizoi golin që i çoi shifrat në 2-1, ndërkohë që koha e rregullt ashtu si edhe ndeshja e parë mes Shakhtyor Soligorsk dhe Isloch Minsk përfundoi në barazim 2-2.

U desh koha shtesë, aty ku skuadra e Bakajt fitoi me rezultatin 4-2 dhe u kualifikua në finalen e madhe të Kupës së Bjellorusisë, ku do të sfidojë Vitebsk dhe ka shanse të shkëlqyera për ta fituar.

Related posts

ARMANDO BROJA RIVJEN I URITUR/ Kombëtarja shqiptare me sytë nga ylli i Chelseas

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Bologna-Inter. Rezultati 1-1

Delo.autor

ANSU FATI NUK ËSHTË VETËM/ Barcelona ka një tjetër lojtar 400 milionësh në ekip

Delo.autor

Leave a Comment