Champions League Futboll Sport

VERTONGHEN RREZIKOI JETËN NË TOTTENHAM-AJAX/ UEFA deklaron: Procedura u respektua gjatë…

UEFA i ka dalë në mbrojtje gjyqtarëve të ndeshjes Tottenham – Ajax, pasi ata u kritikuan për mënyrën se si e trajtuan Jan Vertonghenin për dëmtimin që pësoi në kokë.

Mbrojtësi i Tottenhamit mbeti i gjakosur pas një dueli ajror me bashkëlojtarin e tij, Toby Alderweireld dhe portierin e Ajaxit, Andre Onana, gjatë ndeshjes të së martës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të cilin holandezët e fituan 0-1.

Vertonghen mori trajtim të gjatë nga stafi mjekësor dhe pastaj tentoi ta vazhdonte lojën, pasi mjekët i kishin thënë që ishte në gjendje të mirë.

Por, ai u detyrua të largohet nga fusha vetëm disa momente më vonë, pasi nuk mund të mbahej në këmbë.

Incidenti i së martës e nxiti edhe një herë debatin për mënyrën se si trajtohet lojtarët pas dëmtimeve të kokës, pasi këtë sezon incidente të ngjashme u ndodhën edhe Fabian Scharit, David Ospinas dhe Anthony Lopesit.

Megjithatë, UEFA beson se gjyqtari i ndeshjes dhe stafi mjekësor morën vendimin e duhur, duke e lejuar belgun të kthehet në fushë, duke thënë se vendimi përfundimtar duhej të ishte marrë nga Tottenhami.

“Bazuar në raportet e gjyqtarëve të UEFA-s për atë ndeshje, procedura e rregullt u respektua gjatë ndeshjes, pasi gjyqtari e ndali ndeshjen menjëherë pas incidentit”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga UEFA.

“Mjeku nuk ishte në asnjë pikë nën presion të kohës nga gjyqtari dhe atij iu ofrua koha e nevojshme për ta dhënë vlerësimin. Ndalja e lojës ishte më e gjatë sesa 3 minutat e përmendura në procedurën e rregullt.

Në pajtim me procedurën e rregullt, para se ta lejonte lojtarin të kthehet në fushë, gjyqtari shkoi te mjeku i skuadrës, i cili e informoi gjyqtarin se lojtari është në gjendje të mirë për ta vazhduar lojën”, shkruhet në deklaratën e UEFA-s.

Related posts

EURO 2024/ Anglia zhgënjen në Frankfurt, barazim me gola ndaj Danimarkës

F.autor

“EURO 2020″/ Nga N’Golo Kante tek Mason Mount, ja 12 lojtarët që mund të realizojnë ëndrrën e dyfishtë

Delo.autor

TALENTI I KOMBËTARES/ Skandali me transferimin, merret vendimi për ÇINARIN

Isa.Autor

Leave a Comment