Futboll Premier League Sport

YLLI I LIVERPOOL NË “RADARIN” E ZIDANE/ Sadio Mane: Për mua gjëja më e rëndësishme është…

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, thotë se ai është i lumtur në “Anfield”, por shton se është kënaqësi për të që një klub i nivelit të Real Madridit ka shprehur interesim për të.

27-vjeçari është në “radarin” e Zinedine Zidanit. Trajneri francez u ka kërkuar drejtuesve të Real Madridit, Mane dhe Eden Hazard, sapo u emërua trajner në muajin mars.

Megjithatë, senegalezi është plotësisht i përqendruar te finalja e Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit, që do të zhvillohet të shtunën në Madrid.

“Kjo është gjithmonë pjesë e futbollit, kështu që ne duhet të përballemi me këtë. Por, për mua gjëja më e rëndësishme është Liverpooli dhe unë jam i lumtur këtu”, ka thënë Mane.

“Është gjithmonë kënaqësi që një skuadër e tillë të do ty, por mos e harroni Liverpoolin. Liverpooli i mposht skuadrat e mëdha. Unë po përgatitem për ndeshjen më të madhe për klubin, për tifozët, por edhe për futbollistët. Kështu që le të fokusohemi te kjo ndeshje së pari dhe ta fitojmë atë”, deklaroi sulmuesi.

Related posts

Barcelona SOT dhe NESËR/ Katalanasit në kërkim të riciklimit të skuadrës

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ndeshje spektakolare, Chelsea mposht Malmon me “POKER”

Delo.autor

Tare: Të shmangim tensionet te Lacio. Anderson s’ka kërkuar shitjen

Q.Autor

Leave a Comment