Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORJA NDAJ PARTIZANIT/ Presidenti Hasanbelliu: Fillimi i mbarë për Teutën, pres edhe më shumë

Edmond Hasanbelliu i gëzohet fitores në startin e kampionatit, për më tepër që mundën një rival si Partizani. Në prononcimin e tij për “Panorama Sport” pas ndeshjes, kreu i klubit durrsak pohoi se e sheh skuadrën më mirë sesa vitin e kaluar, por pret akoma më shumë nga ata. Ai nuk fshihet, teksa pohon se do të jenë sërish pretendentë për kampionë dhe si rival sheh vetëm ekipin që ai financon.

“Fillimi i mbarë është gjysma e punës, si i thonë. Ne themi se jemi më mirë se vitin që kaloi dhe do të pretendojmë sërish për kampionë. Por, unë pres akoma nga skuadra. Blerjet e reja na duken mirë, lojtari me ngjyrë që hyri në pjesën e dytë, presim shumë nga ai dhe të shohim. Skuadra nuk ka presion sa i përket mbrojtjes së titullit. Rival kemi vetëm veten tonë”, u shpreh Hasanbelliu.

SISTEMI VAR – Hasanbelliu u ngacmua paksa edhe për sistemin VAR, për më tepër që ndaj skuadrës së tij u akordua një penallti, e cila për fatin e tyre të mirë nuk u shfrytëzua nga të kuqtë. Edhe pse me një vendim kundër, ai e pranoi si të saktë, por gjithsesi e sheh se është shumë shpejt për të dhënë gjykime përfundimtare.

“Të shohim për sistemin VAR, por deri tani ishte mirë. Në këtë ndeshje ashtu u duk sepse penalltia ishte”, përfundoi prononcimin e tij kreu i presidencës durrsake.

Related posts

JO VETËM BRAHIM DIAZ/ Ja lojtari tjetër që Milan po vëzhgon tek madrilenët

Delo.autor

FOTO/ Skënderbeu jashtë Europës për 10 vite? Ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare

Q.Autor

VERONA-MILAN/ Trajneri Giampaolo kërkon triumfin e dytë radhazi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment