Futboll Seria A Sport

ZYRTARIZIMI TE INTERI ÇËSHTJE DITËSH/ Konte ka idenë e “çmendur”, do te zikaltërit… Barzaljin

Mbeten edhe dy javë, ku mjafton një fitore për të siguruar objektivin Champions. Tek Interi ka ardhur koha të programohet merkato dhe projekti. Duke nisur nga pika e parë, klubi zikaltër ka marrë pasditen e djeshme edhe lajmin nga UEFA për daljen nga “Settlement Agrement”, pra paktin e firmosur me organin europian majin e 2015- ës ku imponoheshin limite në skuadër në rast të mospërmbushjes së objektivave të caktuar. Tani Marota dhe Auzilio mund të punojnë në lirshmëri në kërkim të përforcimeve.

antonio-conte-andrea-barzagli-juventus-k0BI-U3120469725578rlF-656x492@Corriere-Web-Sezioni

 

MERKATO – Gjithçka nis nga zgjedhja e Antonio Kontes, trajneri që ndërtoi së bashku me administratorin aktual interist një cikël fitues në Torino dhe që thuajse me siguri do zëvendësojë në stol Luçiano Spaletin duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Ndaj po arsyetohet edhe për zgjedhjet që do merren në verë, duke nisur nga mbrojtja me tre që prej kohësh përfaqëson një nga dogmat e futbollit të Kontes: rinovimi i Shkrinjarit deri në 2023-shin, i bashkuar me blerjen e Diego Godin përfaqëson sinjalin për të “blinduar” prapavijën. Duke kaluar tek objektivat: në krye të axhendës është gjetja e një zëvendësuesi për Mauro Ikardin në rast largimi të ish-kapitenit, ku alternativat kryesore janë Edin Xheko i Romës dhe Romelu Lukaku i Mançester Junajtid. Për skemat 3-5-2 Konte kërkon edhe Danilon, mbrojtësin e djathtë të Mançester Sitit. Në listë nuk është fshirë ende emri i “ëndrrës” zikaltër: Federiko Kieza, talenti i Fiorentinës.

STAFI – Së dyti, do dizajnohet edhe stafi. Me ish-trajnerin e kombëtares italiane pritet të transferohet në Milano edhe Daniele Oriali (krahu i tij i djathtë në përfaqësuese) në rolin e ndërmjetësit mes drejtuesve dhe skuadrës. Po asistenti? Konte ka kërkuar Andrea Barzaljin. Qendërmbrojtësi 38-vjeçar i Juves ka komunikuar tërheqjen në fund të sezonit nga futbolli i luajtur, në Milano do gjente ish-trajnerin e tij. Për momentin, mbeten zëra…

Related posts

Skënder Gega flet për Hoxhën: Ajo që ndodhi me Albanin më mërziti shumë

Isa.Autor

Milani godet në merkato/ Kuqezinjtë arrijnë marrëveshjen me yllin 24-vjeçar

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Partizani me “artileri të rëndë” për ndeshjen ndaj “Verilindorëve”

Delo.autor

Leave a Comment