Boks Sport

“UNË JAM MBRETI I XHUNGLËS”/ Wilder kërcënon Fury para revanshit: Do t’ia rrjep lëkurën! (VIDEO)

“Po jua bëj qartë që në fillim, do ta fitoj duelin me Fury me KO. Unë jam luani, unë jam mbreti i xhunglës. Do t’ia rrjep lëkurën e kokës dhe të trupit të tij”, u shpreh Deontay Wilder gjatë konferencës për shtyp që ai dhe britaniku Tyson Fury zhvilluan në Los Anxhelos. Dy boksierët e pamposhtur të peshës së rëndë do të përballen sërish mes tyre më 22 shkurt, në Las Vegas. Sfida e parë, zhvilliuar në dhjetor të 2018-ës, u mbyll në barazim.

“Kam mësuar shumë gjëra nga sfida e parë ndaj Fury. Mbi të gjitha mësova se duhet të jem i qetë në ring. Do të jem shumë më i duruar në këtë përballje të dytë, ashtu sikurse bëra edhe në duelin e dytë ndaj Luis Ortiz”, u shpreh Wilder, referuar faktit se ndaj kubanezit i mjaftoi një grusht për ta hedhur KO dhe për ta fituar sfidën. Gjithsesi, ndaj Fury kjo taktikë nuk funksionoi edhe pse e hodhi në tapet në raundin e fundit, pasi britaniku u ngrit sërish.

Related posts

ZBULON PRAPASKENAT E DUELIT NDAJ KHABIB/ Conor McGregor: 3 javë para duelit theva këmbën, por nuk u tërhoqa…

Delo.autor

BËMA E FUNDIT E ALEGRIT/ Kërcënime ndaj gazetarit: Drejtor m.., shkruaj të vërtetën. Të shkul veshët dhe thyej turinjtë

F.autor

DEBUTOI NË SERIE A/ Talenti i Shpresave pritet të transferohet tek klubi i rëndësishëm i Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment