Futboll Sport

Challandes, i papërmbajtshëm: Kemi treguar se kemi b*le dhe…

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka komentuar fitoren e jashtëzakonshme me përmbysje të marrë kundër Bullgarisë në një intervistë të dhënë pas ndeshjes për “Supersport”.  Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga ai:

“Jam shumë i lumtur për fitoren dhe për lojtarët. Nuk janë dorëzuar kurrë. Kemi pasur ndjesinë se do të shënonim dhe kemi shënuar. Ata kanë provuar vazhdimisht dhe mendoj se e kanë merituar. Nuk është një fitore normale, është fitorja e parë e Kosovës në këtë fazë kualifikuese. Kemi pasur probleme edhe me dëmtimet”.

“Çfarë më kënaqi më shumë? Mendoj se psikologjia është shumë e rëndësishme. Kemi një skuadër që ka karakter. Për mua është shumë   e rëndësishme si jemi përgjigjur. Lojtartë tanë luajnë një futboll shumë të bukur. Më e rëndësishmja është se kjo skuadër ka treguar se ka bole, ka karakater. Kemi një skuadër me moshë mesatare 23 vjeç. Një skuadër e re, por që luan bashkë”.

“Kualifikimi në Euro 2020? Ne duhet të ëndërrojmë në jetë, kjo është filozofia im. Gjithçka fillon me një ëndërr. A besoja te përmbysja? Isha i lumtur edhe me barazimin, por pas rasteve të shumta që krijuam nuk do të kisha qenë i kënaqur me një pikë”.

Related posts

RIVALDO “MASAKRON” DEMBELE/ “Qan” Suarez dhe lartëson Koeman. Ja këshillat e legjendës për Barcelonën

Delo.autor

ÇËSHTJA “SKËNDERBEU PËR VENDIMIN E CAS/ Presidenti i klubit Takaj: Katër dëshmitarët e thirrur kundër ekipit, ishin…

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Roma-Juventus. Rezultati 3-4

Delo.autor

Leave a Comment