Futboll Sport

NJË NGA MË TË MIRËT NË FUSHË/ Rashica: Ja pse besuam se do e përmbysnim Bullgarinë

Një nga më të mirët në fushë për Kosovën, si dhe autor i golit të parë, ishte Milot Rashica, dhe duke folur për “Supersport” pas fitores me Bullgarinë, lojtari i Verderit në Gjermani tregoi se çelësi i përmbysjes ishte goli i dytë, që i dha akoma më shumë energji në minutat e fundit ekipit.

Si çdo ndeshje, edhe këtu i patëm rastet. Nuk shënuam më herët, e kthyem nga 2-1, dhe jemi shumë të kënaqur. Goli në minutat e fundit, e bën më të shijshëm këtë fitore. Dhamë gjithçka nga vetja, deri në fund. Kemi kohë që i kemi ndërprerë stërvitjet me klubet, kemi pasur shumë udhëtime. Por, me këtë fitore tani gjithçka ja vlen.

Çfarë ju bën të besoni në përmbysje të rezultatit?

Të gjithë e kemi ditur që nuk kemi ardhur këtu për 1 pikë. Kemi ardhur për fitore, por do e pranonim edhe një barazim. Momenti kyç ishte goli i dytë, aty e morëm energjinë, dhe sulmuam deri në momentin e fundit. Tifozët, lojtarët nga stoli, të gjithë kemi besuar se mund të kthejmë dhe në fund ia dolëm të marrim një fitore.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një aksioni spektakolar, Manchester City rihap sfidën me De Bruyne (VIDEO)

Delo.autor

PAS 3 MINUTASH LOJË/ Sulmuesi shqiptar e bën sefte në Superligën turke, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

SKENA QESHARAKE VJEN NGA AMERIKA LATINE/ Trajneri e godet me shuplakë, fizioterapisti i kthen dorë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment