Futboll Sport

KUKËSI FITON KUPËN E SHQIPËRISË/ Tirana humb shansin për në Europa League

Në “Elbasan Arena” u luajt finalja e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Tiranës.

Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka fitoi me rezultatin 2-1, duke e mbyllur sezonin me trofe, ndërsa Tirana humb shansin për të luajtur sezonin e ardhshëm në Europa League.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të kuksianëve, me golin e shënuar në minutën e 4-t nga Vasil Shkurtaj.

Bardheblutë reagojnë në të dytën, ku Ngo në të 67’ barazon shifrat dhe gjithçka nis nga e para në këtë finale.

Sërish Kukësi kalon në avantazh, teksa Rexhinaldo (78′) me një gjuajtje të bukur brenda zone, e dërgon topin në rrjetë.

2-1 dhe me këtë rezultat mbyllet ndeshja finale, e cila shpall Kukësin fitues të Kupës së Shqipërisë.

Related posts

SKUADRA E CR7 NUK NDALET/ Pas Brozovic tashmë transferojnë edhe Ziyech

F.autor

E ARDHMJA NË UDHËKRYQ/ Italianët “mëshirojnë” AJETIN, duan t’i gjejnë ekip me…

Isa.Autor

“PSG NUK KISHTE AS KOHË PËR T’U PËRGATITUR”/ Leonardo: Është e vështirë të punohet në këtë mënyrë

Delo.autor

Leave a Comment